Sindikata e pedagogëve: Do të dalim në protestë më 5 tetor

156
Sigal

Sindikata e punonjësve të universiteteve ka dalë me një deklaratë për mediat këtë të hënë duke paralajmëruar për protestën që do të mbahet ditën e mërkurë më 5 tetor në Universitetin Politeknik.

“Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë këtë profesion misionarë të mirëpaguar. Të mërkurën 5 tetor ora 11 të bëhemi bashkë misioni ynë nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditorëve. Të jemi bashkë për një vlerësim dinjitioz. Do të qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona legjitime.

Larg interesit politik. Kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën të mërkurën, le ta bëjmë këtë godinë simbolin e qëndresës akademike”.

Sindikata kishte dhe një mesazh për krerët e institucioneve të arsimit të lartë që të mos ushtrojnë presion tek stafet për ti penguar që të marrin pjesë në protestë.

“Drejtues të institucioneve të arsimit të lartë publik ju lutem qëndroni në lartësinë e detyrës duke mos penguar dhe intimiduar pjesëmarrjen në këtë protestë. Në anën tonë kemi të drejtën e ligjin”.

“Ka pasur shenja në mënyrë direkte të kërkesave për të mos marrë pjesë në grevë të gjithë rangjet e drejtimit duhet të kenë parasysh këtë fakt. Si pjesëmarrje do të jetë e madhe ka shumë angazhim e sensibilizim nga pedagogët. Nuk kemi sinjalizime as për rritje pagash as për kërkimin shkencor dhe rivlerësimin e orës mësimore.
Sindikata e stafet presin rritje serioze dhe jo lëmosha si theksohet në mënyrë informale. Ti afrohemi pagesat e universiteteve të Kosovës brenda 2-3 viteve. Bojkoti është një nga mënyrat që do përdoret.

Ditën e mërkurë protesta nuk do jetë e ngjashme me protestën e fakultetit të shkencave, do të jetë si një forum ku do të marrin fjalën profesorë e përfaqësues të shoqërisë civile të studentëve. Do të jetë forum për të mirën e universiteteve.

Kjo është një lëvizje akademike universitare e stafeve për të mirën e arsimit të lartë larg interesave të politikës së ditës. Të gjithë partive të pozitës të angazhohen se kanë fuqinë e pushtetit për të realizuar kërkesat e peticionit dhe opozitës e çdo faktori politik të kontribuojë me programin e tyre politik të fusë më shumë si do të realizojnë një arsim publik të lartë cilësor”, tha drejtuesi i Sindikatës për mediat.