Abuzimi me ushqimin tek ‘Zyber Hallulli’, Meta: Banda e ‘Rilindjes’ ka arritur deri aty sa të vërë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë

129
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish pas rastit të denoncuar nga KLSH për abuzimet me ushqimin në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli.

Pas deklaratës së deputetes Ina Zhupa, Meta thotë se mbështetet reagimin e PD, duke shtuar se banda e rilindjes ka arritur deri aty sa të fusë duart në bukën e fëmijëve.

Statusi:

Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.
Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.
Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni.