Parashikimi i motit për ditën e sotme

301
Sigal

Shqipëria ditën e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C. Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor.