Presidenti Meta përshëndet ndjekësit me foton e artistit Dule Malindi

261
Sigal

Presidentit i vendit, Ilir Meta ka publikuar këtë të dielë një foto me artistin Dule Malindi.

Ilir Meta ndodhet në Malind të Skraparit, në vendlindjen e artistit Dule Malindi dhe poetit Xhevahir Spahiu, të cilin presidenti thotë se do të rikthehet ta takojë sa më parë.

“Pas një mbrëmje të jashtëzakonshme në shtëpinë e artistit tonë të madh, Dule Malindit, ke vetëm një ide, atë për t’u rikthyer sa më parë me Poetin tonë të madh, Xhevahir Spahiun“, shkruan Meta në postimin në Facebook.