Operacion i madh në Greqi, arrestohen 5 shqiptarë

688
Policia greke ka zhvilluar një operacion të madh antidrogë ditën e djeshme, ku ka vënë në pranga 19 persona.
Mediat greke kanë raportuar se të arrestuarit ishin pjesë e një organizate të madhe të trafikut të drogës, mes tyre 5 shqiptarë, 12 grekë, 1 moldav dhe një grua rumune.
Operacioni është zhvilluar në disa qytet të Greqisë njëkohësisht, ndërsa shumica prej tyre janë arrestuar në Janinë.
Organizata ishte e ndarë në dy grupe, ku në krye kishin një udhëheqës të vetëm. Deri tani nuk janë bërë me dije emrat e të arrestuarve, duke shtuar se ata kishin mundur që të trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe aktiviteti i tyre ishte shumë më i lartë.
Policia greke po heton nëse në këtë organizatë të madhe të trafikut të drogës ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Sigal