Shembja e Teatrit Kombëtar. Qytetarët mblidhen në shesh

27

Mijëra qytetarë kanë nisur të mblidhen në shesh për të protestuar kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse ka pasur ndalime nga policia pjesëmarrja, që ende pa nisur mirë protesta, është e madhe.

Shumica e qytetarëve ndodhen në zonën para Ministrisë së Brendshme dhe në rrugën para Bashkisë së Tiranës. Policia ka rrethuar sërish zonën e Teatrit Kombëtar ku sot ka vetëm gërmadha.