Noizy për ngushëllim te familja e Klodjan Rashës / I jep para, por …

804
Sigal

E ndërsa  “Stresi” pas vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv policie, tha se ishte ai që i organizoi protestat në Tiranë dhe rrethe në mbështetje të kauzës për drejtësi ndaj 25-vjeçarit, rivali i tij më i ashpër në muzikë, “Noizy,” bëhet protagonist por me një zgjedhje tjetër.

Reperi “Noizy” tregoi sot takimin me familjen e të ndjerit Klodian Rasha.

Ai tha se shkoi për t’i ngushëlluar bashkë me të atin, duke iu shprehur hapur edhe mbështetjen për ndihmë financiare, gjë të cilën, familjarët e Rashës nuk e kishin pranuar.

“Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi”, – tha Noizy, në një prononcim mediatik.

“Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë”.

“Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip. Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fatkeqësie”, – u shpreh ndër të tjera “Noizy”.