Protesta në Tiranë / Nisin grumbullimet te sheshi “Skënderbej”

240
Sigal

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të parë në sheshin “Skënderbej”, pas më shumë se 1 orë nga orari zyrtar i njoftimit për të filluar protestën, që sot shënon ditën e shtatë.

Burimet raportojnë se protestuesit kanë filluar të grupohen, ndërkohë pritet që të nisë edhe marshimi ashtu sikurse është paralajmëruar.

Prej ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera në vend kanë shpërthyer protestat për vrasjen e të riut nga një efektiv policie mesnatën e 8 dhjetorit në Tiranë.

Në Tiranë protesta është shoqëruar me përplasje të forta, ndërsa ka pasur edhe arrestime. Sakaq, një natë më parë protesta në kryeqytet ishte e qetë, ndërkohë që policia ka paralajmëruar se nuk do të lejojë grumbullimet të më shumë se 10 personave.