Rama : Vaksina anti covid do të jetë falas, por jo me detyrim

196
Sigal

Në konferencë e sotme për shtyp, Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë faktin se vaksina anti-COVID do të jetë falas, por jo e detyrueshme.

“Me standarte europiane dhe do të vazhdojë nga veriu në jug. Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm, dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht, për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, dhe do të doja që çdo qytetar të vaksinohet.”- tha Rama.

Kjo taktikë e kryeministrit mesa duket synon që të ulë vatrat e mundshme të shpërthimeve të demonstratave popullore, sikurse kanë paralajmëruar në rast se qeveria do të detyronte vaksinimin e popullatës. Qëndrimet kundra vaksinave janë një e drejtë themelore e njerëzve në demokraci. Shkelja e kësaj të drejte, sidomos në shoqërinë shqiptare do të shkatërronte përgjithmonë ekuilibrat social dhe do të nxiste protesta të tjera, të padëshiruara për Ramën.