Ramiz Hamzollari i dënuar me 2 vite burg, si dhe duhet të paguajë në favor të palës paditëse Shtëpia Botuese “Erik” sh.p.k shumën e përvetësuar  prej 6.875.087 lekë. Ja vendimi i plotë:

17
Sigal

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burg për të pandehurin Ramiz Hamzollari për një afat kohe prove prej 2(dy) vjetësh me kushtet që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Urdhërohet i pandehuri Ramiz Hamzollari që të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë”.

Veprimtaritë kulturore, promovimi i vlerave intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike, që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë, apo janë krenaria e krahinës së Tomorrit.  Por që të funksionojë shoqata si e tillë duhet që drejtuesit e shoqatës të kenë integritet dhe personalitet. Të jenë të pakorruptueshëm dhe hajdutë me damkë. E nëse një drejtues si në rastin e Ramiz Hamzollarit na rezulton se ka përvetësuar padrejtësisht sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës të të gjitha shkallëve mbi 68 milionë lekë kjo është e turpshme. E nëse kësaj i shtojmë edhe dënimin nga gjykata me 2 vite burg, kjo është e papranueshme dhe cënon rëndë integritetin e shoqatës. Por ai jo vetëm që e mbajti të fshehtë, por edhe nuk pranoj të japë dorëheqjen. Veç kësaj një person që është dënuar me vendim penal të formës së prerë duhet të mos marrë pjesë në poste drejtuese të shoqatave, por as edhe të sindikatave , aq më tepër të ketë kontrata pune me punonjës ,sikurse është rasti i Ramizit me Bashkinë Tiranë, për të cilën ai nuk e ka treguar. Jo vetëm kaq ,por edhe familjarët e vetë, duhet aktualisht të deklarojnë gjatë kohës që punësohen, dhe për të cilin ne do dërgojmë disa kërkesa në këto institucione, dhe do i bëjmë publike në ditët në vijim. Ja vendimi penal i formës së prerë për Ramiz Hamzollarin i dënuar për përvetësimin dhe kthimin e mbi 68 milionë lekëve dhe dënimin me 2 vite burg.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR

TIRANE

Nr.3182

VENDIM

“I LËSHIMIT TË URDHËRIT TË EKZEKUTIMIT”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej:

GJYQTARE: Ariana GUNBARDHI (CACO)

 

Asistuar nga sekretare gjyqësore Ermira Çunge, sot në dt.15.05.2015 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike kërkesën civile që i përket:

Kërkues: Shoqëria “ERIK” sh.p.k, përfaqësuar me autorizim nr 15 prot., dt.01.04.2015 nga av. Alfred Jorgji.

Objekti: Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin nr.135, dt.06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale) lënë në fuqi  me vendimin nr.608,dt.27.03.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Baza Ligjore:  Nenet 510/a dhe 511/a e vijues te K.Pr.Civile. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, administroi provat shkresore, dëgjoi pretendimet e fundit të përfaqësuesit të kërkuesit, i cili kërkoi pranimin e kërkesës,

VËREN

Se kërkuesi Shoqëria “Erik”sh.p.k i është drejtuar fillimisht Gjykatës me kërkesë me objekt: “Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin nr.608, dt.27.03.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.135,dt.06.02.2012 të Gjykatës së rrethit Gjyqësorë Tiranë (Dhoma Penale)”. Në seancën gjyqësore të dt. 15.05.2015 përfaqësuesi i kërkuesit paraqiti një kërkesë për saktësimin  e objektit të kërkesës si vijon: “Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin nr.135, dt.06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë (Dhoma Penale) lënë në fuqi me vendimin nr.608, dt.27.03.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë”, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata bazuar në nenin 185 të K.Pr.Civile.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale) me vendimin nr.135, dt.06.02.2012 ka vendosur  ndër të tjerash: “Detyrimin e të pandehurit  dhe të paditurit Ramiz Hamzollari të paguajë në favor të palës paditëse Shtëpia Botuese “Erik” sh.p.k shumën prej 6.875.087 (gjashtë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë  e tetëdhjetë e shtatë) lekë”, që është  edhe pjesa  e vendimit  për të cilin kërkuesi i është drejtuar gjykatës me kërkesën me objekt të sipërcituar.

Kundër vendimit të mësipërm është bërë ankim në gjykatën e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr.914, dt.28.09.2012 ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.135, dt.06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqysor Tiranë  dhe dërgimin e çështjes  për rigjykim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues”. Kundër vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Tiranë është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila me vendimin nr.914, dt.28.09.2012 të gjykatëssë Apeelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtimnë po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”.

Gjykata e Apelit (në rishqyrtim) me vendimin nr.608, dt.27.03.2015 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.135, dt.06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë me këtë ndryshim: Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burg për të pandehurin Ramiz Hamzollari për një afat kohe prove prej 2(dy) vjetësh me kushtet që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjtër penale. Urdhërohet i pandehuri Ramiz Hamzollari që të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë”.

Në nenin 451/ç të K.Pr.Civilë përcaktohet se: “Vendimi i gjykatës merr formë të prerë kur është lënë në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjykimi në shkallë të dytë”.

Në nenin 510 të K.Pr.Civilë përcaktohet se: Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Janë tituj ekzekutiv:

  1. Vendimet civile të gjykatës që kanë marrë formë të prerë, vendimet e dhëna prej tyre për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm”.
  2. Në këto kushte ky vendim përbën  titull ekzekutiv vetëm përsa i përket padisë civile në proçesin penal që ka të bëjë me: “Detyrimin e të pandehurit dhe të paditurit Ramiz Hamzollari të paguajë në favor të palës paditëse Shtëpia Botuese “Erik” sh.p.k  shumën prej 6.875.087 (gjashtë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë  e tëtëdhjetë e shtatë) lekë.

 

PËR KËTO ARSYE

Gjykata në bazë të nenit 511 të K.Pr.Civile

 

 VENDOSI

  • Pranimin e kërkesës.
  • Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për Vendimin nr.135, dt.06.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Penale) lënë në fuqi me Vendimin nr.608,dt.27.03.2015 të gjykatës së Apelit Tiranë, vetëm përsa  i përket padisë civile  në proçesin penal që ka të bëjë me: “Detyrimin e të pandehurit dhe të paditurit  Ramiz Hamzollari të paguaj në favor të palës paditëse Shtëpia Botuese “Erik” sh.p.k shumën prej 6.875.087 (gjashtë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë  e tëtëdhjetë e shtatë) lekë të reja ose 68 milion 750 mijë lekë të vjetra
  • Urdhërohet Shërbimi Përmbarimor përzbatimin zbatimin e këtij vendimi.
  • Ky vendim lëshohet lëshohet vetëm në një kopje si i tillë ka vlerë
  • Shpenzimet gjyqysore siç janë bërë
  • Kundër këtij vendimi nuk lejehot të bëhet ankim
  • U shpall sot më datë 15.05.2015

 

              SEKRETARE                                            GJYQËSORE

           ERMIRA ÇUNGE                                ARIANA  GUNBARDHI(CACO)