Tentativat e dështuara të Ramiz Hamzollarit për t’u fshehur pas shoqatës, pezullimi nga të gjitha strukturat e Shoqatës “Tomorri”, dhe përfitimet nga institucionet shtetërore

31
Sigal

Engjëll Musai
Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Rreth 2 muaj më parë, në respekt dhe zbatim të STATUTI-it të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” shpalla zyrtarisht fillimin e zgjedhjeve, duke ngritur edhe  Grupin e Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor, në të cilin nuk vendosa asnjë përfaqsues të kryesisë duke filluar nga Kryetari, Nën/Kryetarët dhe Sekretari, në mënyrë që të ishim të barabartë mes të barabartëve, si dhe të jepnim llogari për atë çka kishim premtuar 5 vite më parë dhe çfarë kemi realizuar nga premtimet si drejtues të shoqatës. Madje në një analizë modeste dhe me shumë etikë, deklarova në respekt të sqarimit të anëtarësisë se kjo shoqatë e ka jetike Riorganizimin, për të kryer një Proces Zgjedhor gjithëpërfshirës. E trajtova me shumë kujdes që të mos i jepnim mundësinë atyre pak “kokërrave” që urdhërohen nga “kokërraxheshat” e tyre se ne nuk jemi shumë për t’u përçarë. Nga ana tjetër doja që problemet që hapin individë të caktuar brenda shoqatës, sikurse është rasti i ish-kryetarit anti-statutor të Tiranës, Ramiz Hamzollari, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm, tërësisht Antistatutor. Tentova ta bindja ish-kryetarin Tiranës që të mos bëhet pengesë dhe shkelës i STATUTI-it, pasi procesi zgjedhor fillon dhe realizohet vetëm pasi ngrihet Grupit të Punës për Procesin Zgjedhor dhe se duhet të anashkalohet konflikti i interesit. Pra, nuk mundet që Sekretari i Përgjithshëm, të kontrollojë vetveten si Kryetar i Degës së Tiranës ?! Kjo është e palejueshme. Nga ana tjetër askush nuk mund të marrë iniciativa individuale dhe të njoftojë gjatë natës individë në rrethe, tu premtojë atyre se do zgjidhen në strukturat e degëve, dhe akoma më keq kur i dërgon edhe fjalimin e gatshëm dhe emrat përfaqësues. Për këto, unë disponojë fakte dhe prova të regjistruara nga personat të cilëve Ramiz  Hamzollari u ka premtuar ofiqe. Por fatkeqësisht, edhe pse i pezulluar nga funksionet, ai vazhdon të mashtrojë anëtarët duke folur në emër  të strukturave drejtuese  të Shoqatës “Tomorri”, dhe në emrin tim si  Kryetari i Shoqatës. Ai është paralajmëruar disa herë, pasi po kthehet në recidivist të shkeljes së ligjit.

                    Kreu  II i STATUTI-t – Antarësia në shoqatë thuhet se;

Neni 7: Anëtar i shoqatës “Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” (SHAKT), mund të jetë çdo shtetas që ka mbushur  moshën 18 vjeç, pavarësisht nga kombësia, besimi fetar, gjendja ekonomike ose seksi, që pranon programin dhe statutin e saj. Anëtari i shoqatës paguan në numrin e llogarisë së shoqatës të Degës, një kuotë prej 1.200 lek në vit (100 lekë në muaj).

Neni 9: Çdo anëtar i shoqatës duhet të figurojë i regjistruar në regjistrin themeltar të saj. Karta e antarësimit ka: Identitetin e anëtarit; nënshkrimin nga Kryetari i Shoqatës “Tomorri” dhe Vulën e Shoqatës….

Me keqardhjen më të madhe mund t’ju them se asnjë nga këto nene të STATUTI-t nuk është respektuar në asnjë degë të Shoqatës. Madje edhe në Gramsh ku vajtëm për takim kemi gjetur vetëm 1 person që ishte prezent. Dhe në respekt të STATUTI-t, doli urdhëri për krijimin e Grupit të Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor. Më datën 17 shkurt 2024, në 12.00 në Tiranë u zhvillua mbledhja e parë e Grupit të Punës për Riorganizimin për Procesin Zgjedhor  të Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri. Grupi i Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor në degë  dhe në qëndër për Shoqatën Atdhetare Kulturore “Tomorri”, në zbatim të statutit të SHAK “Tomorri” të miratuar me vendimin 3693/ 2 datë 25.07.2018 dhe me nr. akti 566 të Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Tiranë si dhe të urdhërit të Kryetarit SHAK Tomorri, nr. prot. 2  datë 12.02.2024, që shënoi edhe zyrtarisht fillimin e procesit për Riorganizimin e të gjitha strukturave në bazë dhe në qendër. Ky grup është i përbërë nga 25 anëtarë, të cilat zgjodhën organet e tyre, dhe do e çojnë shoqatën deri në konstituimin e organeve vendore dhe qëndrore, pasi strukturat e tjera ngrijnë dhe nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në Procesin zgjedhor. Kjo ishte arsyeja që Ramiz Hamzollari, nuk e dëshironte, pasi kërkonte që t’i kryente vetë zgjedhjet, të caktonte vetë strukturat lokale, delegatët dhe të propozonte edhe strukturat qëndrore. Për këto shkelje ai u Pezullua dhe  do të njoftohet të paraqesë pretendimet e tij në mbledhjen e Degës së Tiranës që do të zhvillohet në javën e tretë të muajit Prill.