Ing. Niko Naska: Ndryshimi i destinacionit të portit detar të qytetit të Durrësit do të përkeqësojë treguesit mjedisor të zonës

14

Densiteti i lartë i ndërtimeve që parashikon projekti i ri do përkeqësojë, veçanërisht treguesit mjedisor të ajrit urban. Me përfundimin e punimeve, gjatë shfrytëzimit edhe kjo zonë e re ndërtimi do të ketë të njëjta probleme të ndotjeve mjedisore dhe përmbytje si zonat : Te stacioni i  trenit, te stadiumi ” Niko Dovana”, në zonën e ish kënetës, te Ura Daljanit etj .,. të qytetit të Durrësit.

Sigal

 

Para vitit 1990 e gjithë vija bregdetare e zonës së qytetit të Durrësit nga ishë hotel “Vollga” deri në Currila, sot rruga”Taulantia” ishte zonë plazhi. Këto zona plazhi mbanin emërtime si: Plazhi “Zhiron”, plazhi tek “Brryli”,plazhi “Currila”,etj,të cilët frekuentoheshin me kapacitet të plotë nga banorës vendas dhe nga të ardhurit, jo vetëm për banjo dielli, por edhe për gara noti e kanotazhi, për ndeshje vaterpoli e kërcim në ujë nga  trampolina etj.

Të gjithë treguesit mjedisor të ajrit,ujit,ambientit etj,., ishin brenda të gjitha standarteve cilësore të miratuara nga qeveria.

Pas vitit 1990 e në vijueshmëri si rezultat i ndërtimeve në vijën brgdetare, në brëndësi të ujit në det, mbi sipërfaqen e zonës së rërës, i mungesës së rrjetit të kanalizimit të ujrave të ndotura e sipërfaqësore, hedhjes së mbetjeve  të ngurta ndërtimore për ndërtimin e pëndave në det, shkarkimin e tymrave e gazrave të ndotur në atmosferë  pa kaluar më parë në filtra të posaçme etj kanë bërë që treguesit e ndotjes të jenë mbi normativat cilësore të miratuara. Këto tregues përkeqësohen së tepërmi gjatë rënies së rreshjeve atmosferike të shiut, ku e gjithë zona përmbytet nga uji i cili futet në katet e para të lokaleve,banesave,dyqaneve,bënë që rruga të jetë e pa kalueshme etj. Në kohë me rreshje shiu përmbytje të tilla ka edhe në disa zona të qytetit si: Në zonën e stacionit të trenit,tek stadiumi “Niko Dovana”,në zonën e ish kënetës,tek ura daljanit etj.

Pranë zonave që përmbyten ndodhet edhe porti detar i qytetit të Durrësit,si porti më i madh i Shqipërisë,i përcaktuar si porta kryesore e koridorit VIII,i cili deri në vitin 2023 është zhvilluar simbas Mastër-Planit me projekte të finacuara nga Banka Botërore,Komuniteti Europian,Banka Europiane e Investimeve,BERZH etj,projekte të cijat synonin ta zhvillonin portin me teknologji  moderne e bashkohore për përpunimin e mallrave,me terminale të specializuara për kontojner,teknologji të përpunimit të shpejtë të mallrave në funksion të rritjes së rendimentit në njësinë e kohës,duke rritur kapacitetin përpunues dhe efektivitetin e portit,të përmirsimit të treguesve mjedisor brëda normave teknike cilësore,të ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve për largimin e shpejtë të ujrave sipërfaqësore në të gjithë teritorin e portit etj.

Por me ndryshimin e destinacionit të portit detar të qytetit të Durrësit zhvillimi i më tejshëm i këtyre projekteve u ndërpre dhe në muajt e parë të vitit 2024 fillojë nga puna zbatim i projektit të ri. Numri i madh dhe  densiteti i lartë i ndërtimeve që parashikon projekti i ri shoqërohet me një afat të gjatë kohor ndërtimi.Gjatë gjithë kohës së ndërtimit treguesit mjedisor të zonës do të përkeqësohen së tepërmi,veçanërisht treguesit mjedisor të ajrit urban i cili do të përmbajë pezull lëndë të ngurta,ozon(O),plumb(Pb),dioksid squfuri(SO2),oksid azoti(NOx),monoksid karboni (CO),etj që dalin nga përdorimi i materialeve të ndryshme ndërtimore.

Me përfundimin e punimeve, gjatë shfrytëzimit edhe kjo zonë e re ndërtimi do të ketë të njëjta probleme të ndotjeve mjedisore dhe përmbytje si zonat e më sipërme të qytetit të Durrësit.