Ngrin punonjësi i OSHEE në shtyllë në Kukës, dërgohet me urgjencë në spital

564
Sigal

Figura emblematike e Dedës që vdiq duke punuar në shtyllën e linjës telefonike për shkak të të ftohtit të acartë është përsëritur në qytetin e Kukësit.

Por fatmirësisht, ngjarja nuk rezultoi tragjike për një punonjës të OSSHE-së i cili është tani jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i Operatorit të Shpëndarjes së Energjisë Elektrike, që na solli ndërmend filmin “Rrugë të bardha” të vitit 1974, u dërgua menjëherë në spital për të marrë trajtim.

Punonjësi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur shkoi në spital në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve punonjësi kishte temperaturën 34 gradë. Megjithatë tani ai është jashtë rrezikut për jetën.