Gjykata franceze lë në burg Ramush Haradinajn

516
Sigal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, bën të ditur Reuters, duke iu referuar Gjykatës se Apelit në Francë.

Pas këtij lajmi, nuk ka patur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.