Fushë Krujë: Po I jepte makinës me shpejtësi, përplas për vdekje 40 vjeçarin

557
Sigal

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një
aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Sipas
dëshmitarëve në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45.

Një automjet “Mercedes Benz”, drejtuar nga shtetasi
Gj.Gj; ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin i cili po kalonte në rrugë, duke i
shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një dëshmitar në vendngjarje ka raportuar se
aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të
rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të viktimës së këtij aksidenti.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore
për veprime të mëtejshme.