Presidenti Meta: I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip

109
I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, bashkëshorti i Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabetë dhe një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash.
Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, duke luajtur një rol kryesor sidomos në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe përkushtuar në veprimtaritë e tij shembullore humanitare.
Duke u shprehur ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore dhe popullin britanik, lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe!
Sigal