Plas edhe te burgjet, rebelohet sindikata e policëve dhe paralajmëron Ramën për protestë!

274
Sigal

Pas revoltës të kontrollorëve ajror në Rinas, e cila nisi për të drejtat e tyre për pagat dhe kushte të tjera por u shtyp me dhunë nga qeveria, edhe Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka paralajmëruar një protestë.

Nëpërmjet një letre drejtuar institucioneve më të larta të shtetit, sindikalistët kanë denoncuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë sipas tyre me të drejtat social-ekonomike të Policisë Penitenciare shqiptare.

Në këtë deklarate të sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet, që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve.

Duke ju drejtuar direkt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ata theksojnë se mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë lihen të pambrojtur para krimit.

“I vetmi shtet eksperimental në botë, ku disa mendjeshkurtër , u heqin armët personale vetëmbrojtëse  90% të stafit policor penitenciar !-Ky është “grusht shteti” z. Kryeministër, pasi mbi 3000 Gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë, lihen të pambrojtur para krimit. Anuloni urdhrin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!

2-Të vetmit punonjës shteti, që u mohohet paga sipas nenit 87 të Kodit Punës për punën në fundjave. Edhe ky është “grusht shteti” ndaj të drejtave themelore në pagë e trajtim !  Riktheni pagesën e punës në ditët e shtuna e të diela për Policinë e Burgjeve!

3- Që nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtësisht pa u dhënë Gradat për fituesit, duke u mohuar pagën dhe karrierën qindra gardianëve shqiptar. Fajtorët janë në kupolën e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit që i kërkojmë M. Drejtësisë që Sindikata të jetë pjesë e Komisioneve Disiplinore që nga baza e deri në MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjësit nga D.P.Burgjeve, të cilët fitojnë gjyqet dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtësisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontratën Kolektive në fuqi dhe shantazhon e kërcënon verbalisht anëtarët e sindikatës”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu Sindikata paralajmëron se nëse do të mungojë vullneti i zgjidhjes nga qeveria, më 21 prill  do të zhvillojnë protestë.

“Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin një protestë shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Barazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve !

Jemi ketu, per te denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike te policise penitenciare shqiptare, si sherbim policor i sigurise jetike :

1- I vetmi shtet eksperimental ne bote, ku disa mendjeshkurter , u heqin armet personale vetembrojtese  90% te stafit policor penitenciar !-Ky eshte “grusht shteti” z.Kryeminister, pasi mbi 3000 Gardiane te besuar ne Reformen e Drejtesise, lihen te pambrojtur para krimit.

Anulloni urdherin e carmatosjes, se nuk vijne as turq e as bangladeshas te ruajne burgjet!

2-Te vetmit punonjes shteti, qe u mohohet paga sipas nenit 87 te Kodit Punes per punen ne fundjave. Edhe ky eshte “grusht shteti” ndaj te drejtave themelore ne page e trajtim !

Riktheni pagesen e punes ne ditet e shtuna e te djela per Policine e Burgjeve!

3- Qe nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtesisht pa u dhene Gradat per fituesit, duke u mohuar pagen dhe karrieren qindra gardianve shqiptar. Fajtoret jane ne kupolen e D.P.Burgjeve!

Jepni Gradat e fituara me merite dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit qe i kerkojme M.Drejtesise qe Sindikata te jete pjese e Komisioneve Disiplinore qe nga baza e deri ne MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjesit nga D.P.Burgjeve, te cilet fitojne gjyqet dhe demtojne buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtesisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontraten Kolektive ne fuqi dhe shantazhon e kercenon verbalisht antaret e sindikates .

Zoti Kryeminister!-Punonjesit e Policise Penitenciare, nuk jane “roje bostani” por sherbim sigurie jetike dhe punonjes me dinjitet!- Mos lejoni qe zyrtaruce ngatrrestare, te cenojne dinjitetin e mijera punonjesve, sepse behet fjale per “KULLA” me te rendesishme se ato te “Albkontrollit”, qe cdo lloj qeverie do bente mire llogarite ne rast Proteste!

Respektoni Dialogun Social,Tripartetin, Sindikatat e bardha, Kontraten Kolektive, Kodin e Punes dhe Riktheni Ministrine e Punes si Arbitri kryesor i Maredhnjev te Punes.

Sindikatat nuk jane “armiq te kllases” dhe as “grusht shtetas”, por Avokate te Punemarresve e te Ligjit!-Protesta dhe Greva nga Sindikatat jane Serum i Demokracise e sherim i qeverive autokrate qe shkelin Ligjin dhe Dialogun Social!

Sindikatat jane Drejtesia Sociale sipas Bashkimit Europian!

Zoti Kryeminister!-Kerkesat tona bazike plotesohen per 24/ore dhe pa asnje fature shtese nga buxheti, pervec deshires e vullnetit per te zbutur acarimin e klimes sociale ne vlim e siper !

Nese mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin nje Proteste shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturen” e paguan Ministria e Drejtesise !

KESHILLI  DREJTUES