Dorëzojnë gjurmët e gishtave në Prokurori 15 zyrtarë, mes tyre dhe deputetë e kryebashkiakë. Pritet publikimi i emrave

474
Sigal

Prokuroria e Përgjithshme, konkretisht
sektori për verifikimin e personave, bazuar në ligjin e “dekriminalizimit” kanë
marrë gjurmët e gishtave të 15 personave.

 

Burimet thonë se në mesin e këtyre individëve
që kanë dorëzuar gjurmët e gishtave, janë deputetë, të zgjedhur në krye të
bashkive apo këshilltarë bashkiak si dhe zyrtarë të administratës publike.

 

Nuk jepen detaje për emra konkretë, për të
cilat do të publikohen pas rezultatit të verifikimit të së kaluarës së tyre
kriminale. Marrja e gjurmëve të gishtave mësohet se është bërë për shkak se
këta individë kanë përdorur emër dhe mbiemër tjetër gjatë kryerjes së krimeve
në vende të ndryshme të BE-së.

 

Nga ana tjetër, deri më tani prokuroria ka
kërkuar nga KQZ-ja që të miratojë heqjen e dy mandateve të deputetëve dhe të
një kryetari bashkie.