Nesër protesta në ditën e samitit/ Meta: Të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

113
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së martë, 6 dhjetor, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta fton qytetarët t’i bashkohen protestës “në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”.

Në postimin e tij, Meta ka uruar dhe PD-në për zhvillimin e primareve dhe e quan “një hap i madh përpara”.

Postimi i plotë:

Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve.
Një hap i madh përpara!

Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!