Dyshohet se dhunoi babain e tij, arrestohet 33 vjeçari në Korçë

103
Sigal

Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i dhunuari ndodhet aktualisht në spital, ku po merr ndihmë mjekësorë për shkak të lëndimeve trupore që ka marrë nga i biri.

Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Njoftimi i policisë

Po këta specialistë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.