Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Vlorë

219
Sigal

Në fshatin Poro të Vlorës mbrëmjen e sotme rreth orës 18:45 ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se me armë është qëlluar në drejtim të një lokali.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.