Ndryshon sërish “Zogu i Zi”

575
Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” në hyrje të Tiranës, i cili u ndërtua që në vitin 2006, do të transformohet në një portë hyrëse të denjë për kryeqytetin. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instalacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia tha se po merr propozime nga skulptorë profesionistë. Prej disa ditësh ka nisur edhe puna për prishjen e shatërvanit dhe zbatimin e projektit të ri. Më parë ishte ideuar ndërtimi i një nënkalimi, por edhe ai u shemb disa muaj përpara përfundimit pas një përplasjeje mes qeverisë së drejtuar nga Berisha dhe bashkisë së udhëhequr nga Edi Rama.
Sigal