Përfundon arratia e të riut në Pogradec, pranga 32-vjeçarit të dënuar për trafik droge

547
Sigal

Policia e Pogradecit ka vënë sot në pranga një 32-vJeçar pasi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata me 2.4 vite burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

E.T, 32 vjeç, banues në Pogradec. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 08.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet 4 muaj dhe 16 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.