Vasili: Koncesioni i sterilizimit lë shqiptarët pa operacione

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se koncesioni i sterilizimit lë shqiptarët pa operacione dhe që ky është fakt që nuk e luan topi.

Postimi i plotë:

Sigal

Koncesioni i sterilizimit lë shqiptarët pa operacione ky është fakt, që nuk e luan topi!

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi dje me një kurajo të levdueshme se:

” Nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”.

Përtej fjalëve boshe që gëzojnë e lumturojnë vetëm kryeministrin e saj shkollëpak, shkresat e shkruara janë ato që mbeten.

Në shkresën përkatëse thuhet qartë që :”Po u kalua numri i planifikuar i operacioneve urgjente,shefi i shërbimit duhet të ndryshojë numrin e operacioneve të planifikuara.”

Si mundet që ministrja mohon në këtë farë feje?

Si mundet që të shkruhen shkresa të tilla??

Po çfarë është ky sharlatanizëm, që urgjencave të cilat jane një ndodhi e paparashikuar mjeksore tu venë plan edhe me numra bile.

Këto numra janë edhe në shkresë dhe nëse i mohojnë edhe këto fakte, që janë e zeza mbi të bardhë do të thotë se këta drejtues janë për në urgjencën e psikiatrisë.

Shtyrja është dizhumane,antishkencore dhe haptas kundër shëndetit të qytetarëve.

Spitalet janë të hapura për tu dhëne përgjigje në radhë të parë operacioneve kirurgjikale të të gjitha tipeve,qofshin urgjente apo të planifikuara dhe këtu ska vend për propagandë dhe dengla qeverie,por për përmbushje të këtij detyrimi.

Kryeministri shkollëpak duhet tja kursejë këtë pozicion të shëmtuar ministrisë.

Koncesioni është një turp,është një shpërdorim i parave publike dhe është një grabitje e hapur.

Ministrja pritej që të vihej në anën e qytetarëve dhe të kërkonte anullimin e menjëhershëm të koncesionit të sterilizimit.

Perkundrazi ajo bëri zgjedhjen më të keqe u vendos në krah të kryeministrit dhe grabitqarëve të koncesioneve dhe haptas kundër qytetarëve.

Mandati i ministres ka një fund pasi s’ka si te jete ndryshe,por kjo zgjedhje e keqe do ti rëndoje gjatë në kurriz dhe fjalët do jenë të pamjaftueshme të justifikojnë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve thjesht dhe vetëm për ti bëre pak qejfin kryeministrit dhe për ca ditë më shumë në karrige.

Megjithatë miq shiheni me syte tuaj dokumentin ku thuhet qartë se:”po u kalua numri i planifikuar i operacioneve urgjente,shefi i shërbimit duhet të ndryshoje numrin e operacioneve të planifikuara.”

No photo description available.