Nga përgjysmimi i taksave, te rritja e pagave dhe ulje të çmimit të energjisë, Berisha premton: Qytetarët që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri të bashkohen me ne

108
Sigal

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri t’i bashkohen opozitës.

Berisha premtoi dyfishim të pagave, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, përgjysmim të taksave etj.

“Çdo shqiptar që do dyfishimin e rrogave, pensioneve, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri të bashkohet me ne kundër Ramës. Janë të gjitha potencialet me një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë kurrë më të larta se në Kosovë e Maqedoni. Që rrogat të 2 dhe 3-fishohen. Që nafta të ketë çmimin si vendet përreth. Çdo shqiptar që do që ferma dhe biznesi i tij të prosperojë të bashkohet me ne. Garantojmë përgjysmimin e taksave, garantojmë çmim energjie të paktën 3-4 herë më të ulët se sa sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë. Qytetarëve shqiptarë të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftoj të bashkohen me ne se e ardhmja është midis nesh, se atë kërkon ka përzërë një klikë, një njeri, 1000 herë më mirë ta përzëmë ne atë.

Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për guximin, për entuziazmin tonë. Të ja japim asaj dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari. Zoti ju bekoftë ju, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Europë, SHBA. Rroftë Shqipëria”, deklaroi Berisha.