Mungesa në farmaci, arrin puna deri te rrobaqepsi për paisjen me maska

517
Sigal

Sot rrobaqepsitë po kthehen në prodhues të rëndësishëm të maskave në një kohë kur në farmacitë e vendit ka mungesë të theksuar apo tregtohen me çmim të lartë, kjo rrobaqepsi në Bathore tregton maska me çmim të arsyeshëm, vetëm 100 lekë të rinj.

“Maskat janë me 100% pambuk, napë. E pres 20 cm dhe paloset 6-fish. Qepet dhe i vendosen dhe llastiqet. Popullsia këtu nuk ka mundësi ti marrë më shtrenjtë”.

Rrobaqepsi shprehet se mesatarisht në ditë merr rreth 50 porosi. Disa prej atyre që porosisin janë dhe staf mjekësor, ndërsa vërehet dhe një interes i lartë i qytetarëve.

“Ka edhe 100. Kur vinë infermierët marrin nga 10-20”.

Napa dhe llastiku janë materialet e vetmet që nevojiten, ndërsa çmimi i tyre mund të ndryshojë vetëm nëse grosistët rrisin çmimin e napës.

“Atëherë jemi të detyruar edhe ne nëse ata do të ngrejnë çmimin”.

Jashtë kamerave, rropaqepsi tregon se ditët e fundit ka filluar dhe rritja me 10 lekë për metër e napës.

Këto maska ndryshe nga ato që blejmë në farmaci janë disapërdorimëshe, thonë prodhuesit.

Ato mund të lahen, hekurosen, dezinfektohen dhe të përdoren sërish.