Vasili-mjekëve: Kolegë, unë jam me ju, të gjithë jemi me ju!

369
Sigal

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i ka dërguar një mesazh mbështetës kolegëve të tij mjekë që po përballen me epideminë e koronavirusit.

“Kolegë të mrekullueshëm mjekë dhe infermierë, – shkruan Vasili. – Si në çdo moment të vështirë ju jeni aty, të përkushtuar dhe modestë.

“Ju nuk jeni vetëm. Të gjithë janë me ju. Unë jam me ju në çdo minutë. Të gjitha betejat me pandemitë i kemi fituar. Edhe kjo betejë do të fitohet.

Fjalët dhe veprat tuaja janë të shenjta. Forcë dhe kurajo miqtë e mi, vetëm ju dini ta fitoni këtë betejë.”