MSH: Rezultatet e testimit të infermierëve, dalin në shtator

393
Testet e provimit ko mbëtar të infermi erëve, që u zhvillua në datën 24 dhe 25 korrik do të korrigjohen elektronikisht, ndërkohë që rezultatet pritet të dalin gjatë muajit shtator”. 
“Pasi tezat u pajisën me barcodet, që korrespondojnë me të dhënat personale të infermierit, korrigjimi do të jetë elektronik, ndërsa vlerësimi do të bëhet mbi bazën e përpunimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. Do të jetë një proces që do të marrë pak kohë për t’u përmbyllur dhe besojmë se rezultatet përfundimtare do të jenë gati në fillim të muajit shtator. Kjo edhe për faktin se do të duhet që testimi të zhvillohet edhe nëpër qytetet e tjera”, u shprehën përfaqësues të ministrisë. Po ashtu, ata bënë me dije se pjesëmarrja në vlerësimin e njohurive dhe aftësimit praktik për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe 2 maternitetet (“Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”) në Tiranë, ishte në masën 98 për qind.
TESTIMI NË RRETHE
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë pritet të përcaktojë datat, në të cilat do të zhvillohet testimi kombëtar për infermierët e spitaleve dhe qendrave shëndetësore në rrethe. Sipas përfaqësuesve të MSH, ende nuk është vendosur kur do të zhvillohet ky proces, por paraprakisht është njoftuar se ai do të mbyllet brenda muajit gusht.
Pavarësisht kësaj, këta profesionistë të shëndetësisë mund të shfrytëzojnë kohën për të konsultuar fondin e pyetjeve, të publikuar tashmë nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të arrijnë rezultate më të larta në testim. Nëse i referohemi këtij fondi, pyetjet janë të ndara në 16 kategori të ndryshme e më konkretisht: Aparati lokomotor, dekubituset, eliminimi, etika dhe komunikimi, gjumi dhe pushimi, infeksionet spitalore, lëngjet dhe elektrolitet, medikamentet, menaxhimi i dhimbjes, oksigjenimi, shenjat vitale – Siguria e pacientit, stresi, testet diagnostike, urgjenca, ushqyerja dhe higjiena e të tjera. Ndërkohë që, prej tyre do të përzgjidhen 35 pyetje, për të hartuar tezën e testimit.
TESTIMI
Në total, testimit të njohurive dhe aftësimit praktik pritet t’i nënshtrohen rreth 13 mijë infermierë, ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka sqaruar se qëllimi i këtij procesi nuk është penalizimi i bluzave të bardha për vendin e punës. Sipas tij, arsyeja kryesore e zhvillimit të këtij procesi është “fotografimi” i nivelit të profesionalizmit te profesionistët e shëndetësisë dhe më pas, në kuadër të programit të ri të ricertifikimit, që do të fillojë këtë vit, të hartohen kurse të edukimit në vazhdim, që janë në përputhje me nevojat konkrete për njohuri.
Testimit do t’i nënshtrohen edhe 3700 mjekët e sistemit shëndetësor, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e sheh këtë proces si një mundësi shumë të mirë, në mënyrë që cikli i ri 5-vjeçar i ricertifikimit të jetë sa më i dobishëm e të kryejë funksionin e tij kryesor për të cilin është vendosur si detyrim ligjor.
Sigal