Asgjësohen 2916 rrënjë kanabis në Shkodër e Tepelenë

472
Policia e Shtetit në vijim të operacionit antikanabis ka asgjësuar 2916 rrënjë bimë narkotike “Canabis Sattiva”.
Shkodër
Blutë e Shkodrës asgjësuan 1876 rrënjë bimë narkotike “Canabis Sattiva” të mbjellë në 23 parcela.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Gjatë datës 27 korrik janë goditur dy raste të kultivimit në Kanabisit, konkretisht në fshatrat Vuk-Jakaj dhe Palaj të Shkodrës.”
Në fshatin Vuk-Jakaj janë gjetur 17 parcela me 1378 rrënjë bimë narkotike, ndërsa në fshatin Palaj janë asgjësuar 6 parcela me 498 rrënjë kanabis.
Në të dy fshtrat bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Policia po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët akuzohen nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Tepelenë
Në Tepelenë policia asgjësoi 1040 rrënjë bimë narkotike “Canabis Sattiva”.
“Nga informacionet e mara në rrugë operative efektivët e policisë kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme ndërsa bima narkotike u gjet në vendin e quajtur “Përroi i thatë” të fshatit Gusmar, Kurvelesh, të rrethit të Tepelenës.”, thuhet në njoftimin e publikuar sot në mëngjes nga policia e Tepelenës.
Bimët narkotike janë asgjesuar në vend me anë të djegies. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Sigal