Moti vazhdon kapriçot, reshje bore deri në bregdet. Nga 2 marsi shtohen…

767
Ndonëse jemi në ditët e fundit të dimrit, duket se fundi i shkurtit ka sjellë edhe ditët më të ftohta. Temperatura disa gradë nën minus, borë në një pjesë të madhe të vendit dhe madje edhe në bregdet. IGJEUM deklaron se edhe në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë një mot i tillë, ndërsa fillimi i marsit shton prurjet në lumenj.
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës. Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: +1 / 7
në vendet e ulëta: +1 / 5
në vendet malore: – 8 / 2 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.


Sigal