Vetetim Bejko: Një pyetje për z. Bochardt

557
Sigal

Një pyetje për z. Bochardt

Të shpallën “non grata”,

Ti s’je për të sharë;
Erdhët si fakirë,
Shkoni pashallarë.

Ngjyet politikën
Mbytur në orgji,
Ndaj në cdo skandal
Varda ngre dolli…

Vendi rron me gjumë,
Për ju mbush hambarë,
Se e ktheni natën
Në ditë të bardhë…

Shpirtin mos e krip
Shpura tip harbutë;
Pas vjen Ali Baba
Me disa hajdutë.

Mos përdhos durimin,
As mikpritjen tonë;
Luani shkund krifën,
Kur i ndyjnë fronë…

Theve qafën, vallë?
Hiqe këmbën zvarrë!
Të pastrohet vendi
Nga grykës zuzarë…