Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka sjell probleme ne Portin e Shëngjinit.
Prej mëngjesit të ditës së premte, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.
Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vijim.
Për këtë arsye lundrimi do të jetë i bllokuar për dy dite me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.