Moti i keq, Presidenti Ilir Meta: Apel institucioneve, angazhim maksimal për sigurinë e jetës e pronës

629
Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së sotme kanë sjellë probleme në disa qarqe të vendit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë apel institucioneve për tu angazhuar në mënyrë maksimale për të siguruara jetën e qytetarëve dhe pronën.
Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar nga moti i keq.
“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura. Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”,- shprehet kreu i shtetit.
Deklarata e Presidentit vjen, përveç solidarizimit është dhe një apel për institucionet që të marrin masa në kohë për të shmangur dëmet nga përmbytjet.
Parashikimet meteorologjike flasin për një përkeqësim të situatës në gjithë vendin gjatë orëve në vazhdim.
Sigal