Kur dy shqiptarë bëhen bashkë për pitet me spinaq

603
Sigal

Dua Lipa është bërë bashkë së fundi me një tjetër shqiptar të suksesshëm në Amerikë.

Bëhet fjalë për Arian Asllanin i cili njihet me nofkën Action Bronson. Bronson ka ftuar Duan në emisionin të cilin ai e drejton “Untitled Action Bronson”.

Dua në këtë emision ka zgjedhur të gatuajë ushqim tradicional shqiptar, pra pite me spinaq. Këngëtarja e njohur me këtë ka treguar se ajo përveç në muzikë, di të jetë e mirë edhe në kuzhinë.

“@ bambambaklava dhe unë kemi bërë piten e nënës sime ????????, sot në emisionin “Untitled Action Bronson”. Argëtim më të mirë se ky nuk kam pasur ndonjëherë në një shfaqje televizive… mezi pres që ju ta shihni këtë”, kishte shkruar ajo.