“Mos ki frikë, ti nuk je vetëm”/ Përdhunimi i 11 vjeçares, Tirana ‘solidarizohet’ me Prishtinën! Qytetarët në protestë

169
Sigal

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, pas ngjarjes tronditëse ku 11 vjeçarja në Kosovë u përdhunua nga 5 persona. Të rinj, fëmijë e shumë figura të njohura i janë bashkuar kësaj proteste.

Ngjarja e trishtë ndodhi të shtunën e shkuar, ku një e mitur u përdhunua për 7 orë rresht nga 5 persona.

Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.

Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.