Kriza e karburanteve/ Shqiptari iu vjedh fshatarëve italianë gjeneratorin dhe fuçitë me naftë, policia i kap furgonin e mbushur plot

120
Sigal

Një 25-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi akuzohet se ka vjedhur naftë në një fshat në Itali.

Shqiptari e ka vjedhur naftën në një fermë të madhe në komunën e San Nicola Manfredi duke mbushur furgonin e tij me fuçi të mëdha.

Në mbrëmjen e 29 gushtit, karabinierët e stacionit San Giorgio del Sannio, pasi morën një denoncim nga fshatarët Santa Maria Igrisone u vendosën menjëherë në lëvizje. Pas një ndjekje që zgjati shumë pak, policia ndaloi 25-vjeçarin ku brenda furgonit ka gjetur edhe naftën.

Pas hetimeve të kryera menjëherë, ata konstatuan se materiali ka ardhur nga një garazh i një shtëpie në fshatin prej nga u krye edhe denoncimi.

Malli i vjedhur mbante vlerën e 5 mijë eurove. Ndërkaq policia pretendon se shqiptari nuk ka vepruar i vetëm por ka edhe bashkëpunëtorë. Ai u dërgua në burgun e Beneventos.