Zelensky ka një tjetër kërkesë për BE: Ndaloni të gjitha kanalet televizive ruse

131
Sigal

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje sot vendeve të Bashkimit Evropian që të ndalojnë transmetimin e të gjitha kanaleve televizive ruse në territorin e tyre.

“Asnjë kanal shtetëror rus nuk duhet të lejohet të punojë brenda BE-së”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të ndalojnë hyrjen e qytetarëve rusë dhe të bllokojnë sistemin bankar rus.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha më herët sot se ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të pezullojnë plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë, gjë që do ta bëjë më të vështirë për qytetarët rusë hyrjen në BE.