“1 jetë e shkatrrume, 8 muaj burg”/ Në protestë për përdhunimin e 11 vjeçares/VIDEO

184
Sigal

Ka nisur protesta në Tiranë në shenjë solidarizimi pas ngjarjes tronditëse ku një 11-vjeçare u përdhunua 7 orë nga 5 persona para 3 ditësh në Kosovë.

Të shumtë në këtë protestë janë dhe fëmijë të moshës 11 apo 13 vjeç të cilët mbajnë pankarta në duar dhe bëjnë thirrje që shteti t’i japë dënimin e merituar autorëve që i shkatërruan jetën bashkëmoshatares së tyre.

“Mi pas edhe 100 jetë, jo ti s’munesh mem prek”, “Unë bërtita, joooo!”, “Real men don’t rape”, “1 jetë e shkatrrume dhe vetëm 8 muaj burg”, janë disa nga mesazhet në pankartat që protestuesit mbajnë në duar.