Të gjithë duan të jenë dragonj. Disa fakte fantastike mbi Vitin e Ri kinez

697
Kinezët po përgatiten për të pritur në 16 shkurt Vitin e Qenit me festivale të ndryshme në të gjithë gjeografinë e vendit, disa me akullin si protagonist, ndërsa në vende të tjera me zjarr që është edhe elementi që dominon më shumë festimet. Në qytetin qendror të Chongqing-ut në breg të Yangtsé-it për shembull është rikrijuar vallëzimi i dragoit të zjarrit. Një kornizë pëlhure që mishëron kafshën mitike nën një shi prej pluhur hekuri të zjarrtë. Ja disa nga traditat që i mbeten besnik këtij vendi.
Thirrja e Budës
Në 16 shkurt fillon Viti i Ri kinez, një traditë që ka 5 000 vjet që bazohet në kalendarin hënor dhe në praktikat e taoizmit. Çdo vit festohet një shenjë e caktuar e zodiakut kinez të përbërë nga 12 kafshë. Këtë vit festohet viti i Qenit të Tokës. Në Kinë festat e Vitit të Ri Hënor janë më të rëndësishmet dhe marrin emrin e Festës së Pranverës (Chun Jie), në të cilën bëhet bashkimi i familjes dhe mundësisht në vendet e origjinës. Nga vijnë këto kafshë zodiakale? Ka disa versione, më e përhapura është se Buda në krevatin e tij të vdekjes thirri të gjitha kafshët e tokës. Në fillim erdhi Miu, më vonë Bualli, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri sipas kësaj radhe. Si shpërblim Buda i shndërroi në 12 shenjat zodiakale. Një version tjetër ka për protagonist Perandorin e Jades (Yu Di), një nga Zotat kryesorë të panteonit Taoist.
Qeni i Tokës
Ky vit korrespondon me Qenin e Tokës. Horoskopi kinez bazohet në 12 cikle prej 12 vitesh që përsëriten pafundësisht. Nga 16 shkurti i vitit 2018 deri në 4 shkurt të 2019 i korrespondon qenit, kafsha që përfaqëson butësinë, besnikërinë dhe lumturinë. Në vitin 2018 Qeni dominohet nga Toka, një element konservator që ndryshon pak. Me pak fjalë do të jetë një vit, në të cilin siguria do të jetë më e rëndësishme dhe do të shënohet nga një rritje e lëvizjeve sociale konservatore. Sipas horoskopit perëndimor është e pamundur të dihet mosha e një personi duke ditur vetëm shenjën që i korrespondon. Një Dash, për shembull mund të jetë i çfarëdo moshe, por në horoskopin kinez me që është me një cikël prej 12 vitesh është e lehtë të dish moshën e një personi, nëse dimë shenjën e tij. Nëse dikush ju thotë se është lepuri dhe me aparencë fizike ju ngjan tek të 60-at sipas tabelës mund të themi se ka lindur në vitin 1951 ose 1963. Nëse do të ishte i vitit 1939 do të kishte moshën 79 vjeç, shumë plak, nëse do të ishte i 1963-it do të ishte 55, pra shumë i ri, me siguri që është i vitit 1951 dhe në vitin 2018 do të mbushë 67 vjeç.
Të gjithë duan të jenë dragonj
Dragoi është e vetmja kafshë mitologjike e këtij zodiaku kinez. Në Kinë i referohet Perandorit Hyjnor, shëndetit, fatit të mirë dhe mendohet se do të jenë liderët e së ardhmes. Kjo është arsyeja pse prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë dragonj dhe bëjnë të pamundurën që të lindin në atë vit. Mendohet se kohët e fundit ka më shumë dragonj se çdo kafshë tjetër (deri në 20%) dhe personat e kësaj shenje kanë më shumë vështirësi, për shembull për të gjetur vende në shkolla private dhe u duhet të sforcohen në një shoqëri që është shumë kompetitive me 1.4 miliardë banorë.

Festa e Pranverës
Të gjitha festimet e Vitit të Ri Hënor njihen si Festa e Pranverës (Chun Jie). Origjinën e ka në veri të Kinës, në epokën kur mbaroi i ftohti dimëror dhe temperaturat filluan të ulen. Në një shoqëri dukshëm agrare qysh prej 4000 vjetësh, kishin bërë sakrifica vjetore për të kërkuar një korrje të mbarë. Në këtë periudhë ndodhe eksodi më i madh i vitit. Miliona kinezë që kanë 7 ditë pushim udhëtojnë deri në vendet e tyre të lindjes për t’u bashkuar me familjarët duke shkaktuar trafik dhe rradhë në rrugë, avionë, dhe hekurudha. Festimet gjithmonë bëhen rreth banketeve familjare zakonisht të përbëra nga 8 pjata ose të shumëzuara me 8 që është numri me fat sipas tyre. Nuk mungojnë jiaozi, të mbushura me perime të kaluara në avull dhe mishi si dhe ndonjë pjatë peshk që në kinezisht thuhet yu dhe që tingëllon njësoj si fjala bollëk.
Fishekzjarre dhe artefakte piroteknike
Dihet se kinezët shpikën barutin, që e përdornin për qëllime medicinale në shek IX. Pasioni për shpërthimin e kontrolluar ka mbërritur deri në ditët tona dhe u eksportua në të gjithë botën. Nuk ka një festë pa shfaqjen e fishekzjarreve. Për kinezët ka një domethënie ky shpërthim: shkatërron dhe frikëson shpirtrat e këqij dhe i hap rrugë fatit të mirë. Ana negative e kësaj shfaqjeje është se përdorimi i fishekzjarreve pa kontroll provokon aksidente dhe zjarre. Në Kinë fishekzjarret private janë fortësisht të kufizuara.
Fenerët
Festa e Pranverës zgjat 5 ditë dhe mbaron me të ashtuquajturin festivali i Fenerëve (Yuan Xiao Jie). Në të gjitha shtëpitë fenerët, kryesisht me ngjyrë të kuqe, shërbejnë për të zbukuruar ardhjen e Vitit të Ri, gjithashtu u dhurohen fëmijëve. Fenerët tradicionalë janë bërë prej mëndafshi ose letre dhe në brendësi kanë një qiri. Më modernët janë prej plastike me një elektrik led. Filluan të jenë sferë, në formë globi ose kuadrate në formë kutie, por sot përfaqësojnë të gjitha strukturat që nga kafsha e vitit deri në dragoin e përjetshëm. Pavarësisht temperaturave të ulëta në veri të Kinës në shumë parqe zhvillohen këto ditë konkurse fenerësh në ajrin e lirë.
Mollë sheqeri (Malpigia emarginata)
Një nga karakteristikat e kësaj feste është edhe shitja e mollëve të sheqerit në rrugë. Këto nuk janë ekskluzive të festës së Pranverës, por e përfaqësojnë atë. Në kinezisht quhen Tang Hulu (me sheqer). Janë fruta që ngjashme me mollët, por më të vogla dhe shiten të veshura me një shtresë të karamelizuar dhe të futur në shkopinj. Nuk mungojnë panairet në këto ditë, së bashku me tempujt janë dhuratat që kërkojnë të gjithë fëmijët dhe gjyshërit si dhe mullinjtë e letrës. Thuhet se kjo traditë e mollëve ka lindur nga dinastia Song (960-1279) dhe me kalimin e kohës ato kanë ndryshuar shumë pak, veçse sot bëhen me fruta të tjera, por gjithmonë të karamelizuara. Urime.

Kështu: Xin Nian Hao, Xinnian Kuaile, Guonnian Hao, Gongxi Facai, ose Bubu Gaosheng, këto janë format me të cilat mund të urosh për një Vit të Ri në Kinë.
Sigal