Parandalohet sulmi terrorist në Berlin, arrestohet adoleshenti

548
Policia gjermane ka arrestuar një adoleshent azilkërkues si të dyshuar për planifikim të një sulmi vetëvrasës në Berlin.
“BBC” raportoi se sipas ministrit të Brendshëm, Karl-Heinz Schröter, i dyshuari 17-vjeçar është arrestuar në distriktin Uckermark.
Adoleshenti besohet të jetë sirian dhe kishte hyrë në Gjermani në vitin 2015.
Në dhjetor të vitit 2016, një xhihadist tunizian vrau 12 persona me kur hyri në një treg krishtlindjesh në Berlin.
Forcat speciale e arrestuan adoleshentin pasi ai i kishte dërguar një mesazh familjes së tij, ku u thoshte “lamtumirë” dhe se do i bashkohej xhihadit.
Mesazhi i zbuluar nga policia gjermane është dërguar nëpërmjet WhatsApp-it javën e kaluar. Autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse adoleshenti kishte planifikuar të vepronte i vetëm apo ishte pjesë e një grupi të strukturuar dhe nëse ishte vërtetë sirian apo kishte përdoru identitet të rremë.
Sigal