Greqi/ Vrasje e grabitje, 8 shqiptarë bënë namin

532
Sigal

Policia greke ka identifikuar 8 shqiptarë, të cilët akuzohen për 124 grabitje me armë në të gjithë Greqinë, ku spikat vrasja e një biznesmeni vitin e kaluar, kur po i grabisnin banesën.

Vetëm në Katerinë kanë realizuar 62 vjedhje, ndërsa disa të tjera në Larisa.

Nga nëntori i vitit 2017 deri në prill 2018 ata kanë grabitur para, bizhuteri dhe pajisje elektronike, ku vlera e përgjithshme i tejkalon 320 000 euro.

Në të njëjtën kohë ata kryen edhe 55 vjedhje me armë Atikë dhe zona të tjera të Greqisë qendrore dhe jugore.

Tre shqiptarë u dërguan në burgun e Larisës, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i katërt u arrestua në Bruksel.

Anëtari i pestë i bandës është një i burgosur në burgun e Koridhalosit, i dënuar për një grabitje tjetër.

Tre persona të tjerë, dy shqiptarë dhe një rumun, të cilët kishin një rol rajonal në organizatën kriminale, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.