Mos harroni çadrat! Ja si do të mbyllet muaji tetor…

482
Sigal

Vera e tejzgjatur, me temperatura ekstremist të larta dhe me një thatësirë të madhe duket se po mbaron.

Duke nisur nga nesër, e enjte, 31 tetor, mos harroni të merrni me vete çadrat dhe të visheni mirë.

Reshjet e shiut do të nisin ditën e fundit të tetorit duke sjellë zyrtarisht vjeshtën.

Reshjet do të përfshinë të gjithë territorin e vendit, por sërish nuk do të jenë intensive.

“Më të dukshme vranësinat dhe reshjet e shiut do të jenë në zonat malore dhe kryesisht në zonat jugore. Nuk do të jenë me intensitet të lartë dhe nuk do të jenë të vazhdueshme në kohë”.

“Vlerat do pësojnë një rënie. Vlerat minimale do të jenë deri në 3 gradë celciues ndërsa maksimalet në 24 gradë”.

Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.