Prani vranësirash dhe rritje e temperaturave, si parashikohet të jetë moti për sot

119
Sigal

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet  në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin Verior ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës por herë pas here do të kete grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrbehse te izoluara shiu, shoqëruar me mini-stuhi ere.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë RMV deri në orët e pasdites kur pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshem. Më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë.