Mirëmbajtje e rrjetit, stakohet për disa orë energjia elektrike në Tiranë ditën e nesërme

21
Sigal

Energjia elektrike do të ndërpritet për disa orë ditën e nesërme në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se 10 zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike, për shkak se do të kryehen punime. Punimet do të bëhen për mirëmbajtje të rrjetit të energjisë elektrike.

Postimi i Plotë:

Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 4 Dhjetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 4 dhjetor do të kryhen punime në disa fidera të NST Qendër, NST Vorë dhe NST Valias.
Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:
09:00-13:00
Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”, rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko”
10:00-12:00
Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias
12:00-14:00
Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”