Ministria u hoqi një pjesë të pagesës së paaftësisë, paraplegjikët e Elbasanit hyjnë në grevë urie: Do të sakrifikojmë edhe jetën

100
Sigal

Pas paralajmërimit të bërë të premten, mëngjesin e kësaj të shtune një përfaqësi e shoqatës së paraplegjikëve Elbasan, të cilëve u është hequr një pjesë e pagesës së paaftësisë janë futur në grevë urie në ambientet e zyrave të kësaj shoqate që ndodhen në Pallatin e Sportit Tomorr Sinani në Elbasan.

Vendimi ekstrem ka ardhur pasi institucionet nuk u kanë dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pjesshëm të pagesave të përfituara në mënyrë të ligjshme.

Sipas sekretarit të shoqatës së paraplegjikëve, Skënder Sallaku janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan të cilët nuk kanë marrë KEMP-in prej dy muajsh. Sipas tij, heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka detyruar të futen në grevë urie. Sot jemi katër persona në grevë urie si përfaqësi e këtij grupi që në këtë dimër të acartë do të sakrifikojë edhe jetën derisa të zgjidhet ky problem.