Vendimi/ Miratohet çmimi i apartamentetve për çdo qark

508
Rivlerësohen pasuritë e paluajtshme, apartamentet dhe shtëpitë e tjera të banimit në të gjithë vendin. Çdo transaksion për shitblerjen e banesave do të referohet në tabelën e miratuar nga qeveria për 11 njësitë në Tiranë dhe për 70 njësitë e tjera administrative në të gjithë vendin. Madje, vlera e apartamenteve shërben edhe për të marrë kredi për strehim. Udhëzimi i qeverisë dhe vlera e apartamenteve në të gjithë vendin është publikuar dje në Fletoren Zyrtare.

Vlerat në Tiranë
Sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave, përcaktohet vlera e apartamenteve për 11 zonat e kryeqytetit. Referuar tabelave në tri vitet e fundit, më të shtrenjta janë zonat e ish¬Bllokut dhe qendra e Tiranës. Vlera e apartamenteve është 190 mijë lekë metri/katror në ish-Bllok, e cila nuk ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Thuajse në të gjitha zonat e kryeqytetit çmimi i referencës ka mbetur i pandryshuar.

Vlerat në rrethe
Tabela e publikuar dje përfshin vlerat mesatare edhe për 70 njësi të tjera administrative. Sipas udhëzimit, shitblerjet në tregun e banesave do të kenë në çdo rast si referencë vlerat mesatare të përcaktuara nga udhëzimi i qeverisë. Vlera shërben për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale. Madje, kjo vlerë do të shpërbejë edhe si bazë e tatueshme. Pas çdo shitjeje, në rast se nga kontrata paraardhëse, apartamenti apo pasura e paluajtshme ka ardhur në rritje, është detyrimi i pagimit të fitimit.

Vendimi
Qeveria ka miratuar edhe koston mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike për vitin 2015, e cila të jetë 39 587 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi. Ndërkohë që për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta. Për llogaritjen e kostos së ndërtimit nuk janë përfshirë vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzime operacionale të EKB 4%.
Sigal