Minatorët e Bulqizës peticion Kuvendit dhe qeverisë, ja çfarë kërkojnë

313
Sigal

Sindiktata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i ka drejtuar një peticion institucioneve shqiptare ku parashtron një sërë kërkesash.

Në kërkesën e tyre minitorët e Bulqizës kërkojnë njohjen e statusit të Minatorit, rritjen e rrogave dhe pensioneve, uljen e moshës së pensionit, kushte më të mira në punë, rimbursim ilaçesh etj…

Ja kërkesat e plota të minatorëve:

PETICION PËR “STATUSIN E MINATORIT”

DREJTUAR:     –     Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

                         –     Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

                         –     Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

                         –     Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

KËRKUESIT:     –     Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës

                         –     Qytetarë të angazhuar të Republikës së Shqipërisë

Ne, minatorët, ish-minatorët dhe qytetarët e Bulqizës, Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, me bindjen se puna në minierë është më e vështira dhe nga më të rëndësishmet për ekonominë e vendit, të vetëdijshëm se deri më sot minatorët nuk e kanë marrë asnjëherë atë që u takon – kanë vdekur, janë gjymtuar dhe nuk kanë mbështetur dot siç duhet familjet e tyre – si dhe duke ditur që kuadri ligjor në fuqi nuk u përgjigjet nevojave bazike të minatorëve, kërkojmë hartimin dhe miratimin një orë e më parë të ligjit për “Statusin e Minatorit”.

“Statusi i Minatorit” është nevojë urgjente për dhjetëra mijëra minatorë, që punojnë aktualisht apo janë në pension. Miratimi i tij do t’i jepte punës në minierë dinjitetin që i është mohuar prej kohësh.

***

NE, NËNSHKRUESIT E KËTIJ PETICIONI,

KËRKOJMË QË “STATUSI I MINATORIT” TË MBULOJË:

  1. Sigurimin e jetës për minatorët
  2. a) Në raste aksidentesh me pasojë vdekjen:

–              6 milion lekë dëmshpërblim familjarëve (sipas VKM-së Nr.1109, datë 30.07.2008) për të gjithë minatorët që vdesin në vendin e punës;

–              Pension familjar në masën 100% të pagës;

–              Bursa studimi universitar për fëmijët.

  1. b) Në raste aksidentesh me pasojë pamundësinë për punë:

–              Dëmshpërblim për pasojat fizike të shkaktuara (humbje gjymtyrësh, etj.);

–              Mbulim i plotë i shpenzimeve mjekësore;

–              Pension i parakohshëm i plotë në masën 100% të pagës;

–              Bursa studimi universitar për fëmijët.

  1. c) Në raste aksidentesh me rikthim në punë:

–              Dëmshpërblim për pasojat fizike të shkaktuara (humbje gjymtyrësh, etj.);

–              Pagë e plotë deri në rifillimin e punës;

–              Mbulim i plotë i shpenzimeve mjekësore.

  1. Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
  2. a) Paga minimale e minatorëve të mos jetë më e ulët se 235% e pagës minimale zyrtare (llogaritur sot, 70’500 lekë);
  3. b) Pagesë për vështirësi dhe vjetërsi në punë;
  4. c) Pagë të 13-të;
  5. d) Sigurim nga papunësia:

–              Në rast të humbjes së vendit të punës, pagesë 100% të pagës minimale zyrtare në muaj (aktualisht 30’000 lekë), deri në 5 vite, e përshkallëzuar sipas viteve të punës në nëntokë dhe gjithsej:

Punë në nëntokë            

Punë gjithsej     Pagesë papunësie

– 100% të pagës minimale

6 vite     12 vite   5 vite

5 vite     10 vite   4 vite

4 vite     8 vite     3 vite

3 vite     6 vite     2 vite

2 vite     4 vite     1 vit

–              Përparësi në punësim e strehim prej institucioneve shtetërore.

  1. e) Rritje të pagave të punëtorëve në miniera në sipërfaqe, në raport me pagat e nëntokës të kërkuara në këtë peticion;
  2. f) Indeksim i përvitshëm i shumave të mësipërme me inflacionin.

III.           Rritjen e pensioneve për minatorët

  1. a) Mosha e pensionit të plotë, vjetërsia e punës në nëntokë dhe vjetërsia e punës gjithsej, të jenë si më poshtë:

–              Mosha e pensionit, e përshkallëzuar, të jetë 53-55 vjeç;

–              Vjetërsia e punës në miniera në nëntokë, e përshkallëzuar, të jetë 10-11 vite;

–              Vjetërsia e punës në miniera në nëntokë të jetë 25 vjet.

Punë në nëntokë             Punë gjithsej     Mosha e pensionit të plotë

11 vite   25 vite   53 vjeç

10.5 vite               25 vite   54 vjeç

10 vite   25 vite   55 vjeç

  1. b) Masa e pensionit të jetë e plotë që në momentin e daljes në pension, duke përfshirë edhe trajtimin financiar suplementar;
  2. c) Pensioni minimal për minatorët, të mos jetë më i ulët se 135% e pagës minimale zyrtare (llogaritur sot, 40’500 lekë);
  3. d) Të ketë shtesë të pensionit të plotë, 1% për çdo vit pune në nëntokë mbi 11 vite;
  4. e) Ndryshimet në masën e pensioneve, të kërkuara sipas këtij peticioni, të reflektohen edhe në pensionet e ish-minatorëve (pensionistët aktualë);
  5. f) Indeksim i përvitshëm i shumave të mësipërme me inflacionin.
  6. Garantimin e kujdesit shëndetësor të veçantë për minatorët dhe ish-minatorët
  7. a) Pavion i specializuar spitalor për sëmundjet profesionale;
  8. b) Kontroll i plotë shëndetësor të paktën 2 herë në vit;
  9. c) Kurim falas, brenda dhe jashtë vendit, për sëmundjet profesionale;
  10. d) Barna 100% të rimburshueshme.