Me armë e makina luksoze, kontrolli rutinë i policisë nxjerr zbuluar bosin shqiptar me 40 kg kokainë

644
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge dhe për armëmbajtje pa leje e grabitje. Bosi shqiptar i drogës me inicialet D.L. u kap nga policia e Romës gjatë një kontrolli të policisë rrugore.
Në makinën e tij janë gjetur 44 kg kokainë, e konfeksionuar në 24 pako të fshehura në një vend të modifikuar të automjetit. Kokaina që posedonte 45-vjeçari nga verifikimet e analizave laboratorike kishte cilësi mjaft të pastër e që do të sillte në treg një përfitim prej disa miliona eurosh.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në komunën e Guidonias janë sekuestruar rreth 150 mijë euro cash, 2 pistoleta, instrumente për konfeksionimin e drogës si dhe automjete luksoze.
Sigal