Më 7 prill i grabitën pasuritë, më 7 prill po ua marrin

526
Data 7 prill, këtë 76 – vjetor të pushtimit fashist nga Italia, ka një koincidencë interesante e kuptimplote historike, që vërteton atë fjalën e urtë popullore “Shkon haka tek i zoti”. Është fakt, që ish-mbreti i emëruar shqiptar Ahmet Zogolli, më 7 prill 1939 nuk “mori armët e nuk mbathi opingat për të luftuar” kundër pushtuesit fashist italian, por “mbathi opingat” dhe iku hajdutçe natën nga Shqipëria, me sojin dhe sorrollopin e tij, ngarkuar me valixhet e mbushura me flororin e bankës, duke braktisur vendin edhe pse me “kushtetutën e tij”, quhej “komndant i ushtrisë”. Bashkë me valixhet me flori, ish-mbreti Ahmet Zogolli mori me vete dhe “tapitë” e sarajeve që kishte ndërtuar me lekët e vjedhura të shqiptarëve dhe që i kishte regjistruar në pronësi të tij. Mirëpo, historia përsëritet dhe gjërat sado vonë, duket se kthehen në vendin e tyre. Kështu po ndodh edhe me sojin e zogollëve. Pas 76 vitesh, pikërsht sot më 7 prill 2015, në sarajet e zogollëve në Durrës, do trokasë Zyra e Përmbarimit, për të sekuestruar “Vilën e Zogut”. Nipi i tij, Leka i II-të e trashëgoi me letra atë vilë të ndërtuar me lekët e shqiptarëve, por nuk mundi ta mbante dot, mbasi u zhyt si debitor në banka. Sot më 7 prill 2015 Zogollëve, do t’u merret një nga sarajet që ata grabitën më 7 prill 1939. 
Sigal