Mbyllet tuneli i Llogarasë/ ARRSH: Vijon përfundimi i punimeve

40
Sigal

Duke nisur nga data 5 nëntor tuneli i Llograsë do të mbyllet për qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se tuneli do të jetë i mbyllur me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.

NOA

Tuneli i Llogarasë u hap para sezonit të verës  dhe lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar këkron mirkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.